Triratna

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

Ç'farë është Komuniteti Budist Triratna?

 

Rendi dhe Komuniteti Budist Triratna është një lëvizje e femrave dhe meshkujve që jetojnë me mësimet e Budës në kushtet e botës moderne. As murgj as simpatizantë, ne jemi thjesht Budistë, në faza angazhimi dhe mirëkuptimi të ndryshme.

 

Triratna është një term Sanskrit (gjuhë e vjetër Indiane) që do të thotë 'Tre Stolitë': Buda, Darma (mësimet të Tij) dhe Sanga (komuniteti i të gjithë atyre që ndjekin mësimet). Themeluesi i Komunitetit dhe Rendit Budist Triratna, Sangarakshita, konsideron aktin përcaktues të një Budisti të jetë vajtja për Strehim (apo Shpëtim ose Azil) te këto tre Stolitë. Ky është parimi qëndror apo orientimi i Komunitetit Budist Triratna dhe çdo gjë që ne bëjmë. Në Qendrat tona Budiste mësojmë meditim, studiojmë mësimet e Budës së bashku, angazhohemi me Artin, mbështesim njëri-tjetrin gjatë jetës, dhe angazhohemi në komunitetet tona lokale. Ne gjithashtu promovojmë projekte në të cilat Budistët mund të jetojnë dhe të punojnë së bashku, dhe shqyrtojmë se si ta kthejmë punën tonë në një praktikë shpirtërore.

 

Në kohën e Budës nuk ka pasur mjete të komunikimit masiv për konkurencë - jo internet apo televizion. Dhe Buda kurrë nuk duhet të ketë qënë i shqetësuar në lidhje me globalizimin apo ngrohjen globale. Pra, ne besojmë se është me rëndësi jetike për të shqyrtuar dhe për të vendosur se si mësimi i tij i potencialit njerëzor është ende mjaft i rëndësishëm, si Budistët mund të jenë të angazhuar në jetën shoqërore dhe të kontribuojnë për një botë më të mirë. Në 45 vitet e fundit Komuniteti Budist Triratna ka ndryshuar shumë. Sangarakshita ka dorëzuar tashmë përgjegjësinë për vitalitetin shpirtëror të komunitetin tonë tek ndjekësit e tij dhe ne po hyjmë në një fazë të re të zhvillimit dhe të konsolidimit: duke mësuar nga dhe ndërtuar mbi historinë tonë, dhe zhvilluar në një komunitet me bazë të gjerë, të pjekur dhe me përvojë shpirtërore duke luajtur një rol të rëndësishëm në sjelljen e Budizmit në Perëndim.

 

Kjo jona, është një lëvizje ekumenike, e pa-varur nga një traditë ose shkollë specifike, por duke nxjerrë selektivisht nga e gjithë rrjedha e frymëzimit Budist. Ne tani kemi Qëndra Budiste aktive në 27 vende të botës. Për detaje, shihni këtu.