Zhvillimi i Dashamirësisë

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Zhvillimi i Dashamirësisë

 

 

Emri origjinal i kësaj praktike është Meta Bavëna, e cila vjen nga gjuha Pali. Meta do të thotë 'dashuri' (në një kuptim jo-romantik), miqësi, apo mirësi: pra "dashamirësi" për ta përmbledhur. Kjo është një emocion, diçka që ju ndieni në zemrën tuaj. Bavëna do të thotë zhvillim apo kultivim. Forma më e zakonshme e praktikës është në pesë faza, secila prej të cilave duhet të zgjasi rreth pesë minuta për një fillestar.

 

Përgatitja

 

Kur ju uleni për të medituar ju duhet të keni staturën tuaj të meditimit në një mënyrë që trupi është i qetë por i drejtë, zakonisht i ulur mbi një jastëk dhe ndoshta këmbëkryq. Nëse kjo nuk është e lehtë ju mund të uleni të gjunjëzuar apo në një karrige. Pastaj ju mbyllni sytë, relaksoheni, dhe vëreni se si ndiheni. Është e rëndësishme që të jeni të ndjeshëm në përvojën tuaj sepse kjo është ajo me të cilën ju do merreni gjatë meditimit. Do ishtë ide e mirë për të marrë pak kohë për t'u ulur në heshtje para fillimit të meditimit, për të ngadalësuar ritmin e jetës dhe të relaksoheni. Pak streçing i butë mund të ndihmojë gjithashtu.

 

1. Në fazën e parë, kultivoni Dashamirësi për veten tuaj. Filloni duke u bërë të vetëdijshëm për veten, dhe duke u fokusuar në ndjenjat e paqes dhe qetësisë. Pastaj i lini këto të rriten në ndjenjat e fuqisë dhe konfidencës, dhe pastaj të zhvillohen në dashuri (apo dashamirësi) në zemrën tuaj. Po të doni, mund të përdorni një imazh, p.sh. dritë të artë që përmbyt trupin tuaj, ose mund të përmëndëni një frazë të tillë si 'le të jem mirë dhe i lumtur ", të cilën mund ta përsërisni brënda mëndjes suaj. Këto janë mënyra për të stimuluar ndjenjën e Dashamirësisë për veten tuaj.

 

2. Në fazën e dytë mendoni për një mik të mirë. Silleni në mendje sa më gjallërisht të mundeni, dhe mendoni për cilësitë e mira të tyre. Ndjeni lidhjen tuaj me shokun/shoqen tuaj, dhe simpatinë tuaj për ta, dhe inkurajoni këtë të rritet duke përsëritur 'le të jetë mirë; le të jetë i lumtur " në heshtje brënda vetes suaj. Gjithashtu mund të përdorni një imazh, të tillë si një shkëlqim drite nga zemra juaj në të tyren. Ju mund të përdorni këto teknika - një frazë apo një imazh - edhe në dy fazat e ardhshme.

 

3. Pastaj mendoni për dikë që nuk ju pëlqen veçanërisht apo që nuk ju pëlqen. Ndjenjat tuaja janë 'neutrale'. Ky/kjo mund të jetë dikush që ju nuk e njihni mirë, por shifni përreth. Reflektoni mbi njerëzimin e tyre, dhe përfshijeni atë në ndjenjat tuaja të Dashamirësisë.

 

4. Pastaj mendoni për dikë që me të vërtetë nuk ju pëlqen - një armik (apo njeri të vështirë). Duke u përpjekur të mos kapeni në ndonjë ndjenjë të urrejtjes, ju mendoni për ta pozitivisht dhe u dërgoni dashamirësinë tuaj edhe ndaj tyre.

 

5. Në fazën përfundimtare, para së gjithash, mendoni të katër personat së bashku - veten, mikun, personin neutral, dhe personin e vështirë. Pastaj zgjasni ndjenjat tuaja më tej - për të gjithë rreth jush, të gjithë në lagjen tuaj; në qytetin tuaj, vendin tuaj, dhe kështu me radhë në të gjithë botën. Kini një ndjenjë të valëve të dashamirësisë që përhapen nga zemra juaj për të gjithë, për të gjitha qeniet kudo. Pastaj gradualisht pushoni së medituari dhe përfundoni praktikën.