Mëndjeplotësia

BudizmiShqip

 

Ç'farë është Mëndjeplotësia?

 

 

Pyetjet 'Çfarë është?' kanë vlerë të limituar. Ato janë në rregull për qëllime praktike, çfarë është një ëmbëlsirë e sfungjertë Viktoria, një motoçikletë, një faturë gazi? Ne mund të marrim përgjigje të dobishme ndaj ketyre lloj pyetjesh, sidomos nëse duam diçka të ëmbël, apo të mbërrijmë diku shpejt, ose ta gjejmë veten shkurt nga lekët. Por nëse pyesim pyetje 'Çfarë është?' për kualitetet (e karakterit) që po përpiqemi të zhvillojmë, përgjigjet janë shumë më pak iluminuese. Kur blini bojat e para për pikturim, ju nuk filloni duke pyetur 'Çfarë është arti?'. Ju në përgjithësi nuk lexoni për historinë e artit apo çfarë kritikët e ndryshëm kanë thënë për vlerat e tij shoqërore, historike apo politike. Ju hidhni ca bojë vërdallë dhe shihmi se çfarë ndodh. Ju mësoni për artin duke e bërë atë. Ngjashmërisht, kur ju filloni të praktikoni mëndjeplotësinë, ju nuk keni nevojë të jeni plotësisht të qartë mbi çfarë mëndjeplotësia është dhe se ku të çon. Ju keni mundësi të merreni me të dhe ta gjeni duke e praktikuar.

 

Atëhere, le ta bëjmë këtë tani, ashtu siç do bënim me ca bojëra të reja. Siç jeni të ulur dhe duke lexuar këto fjalë, mundohuni të vëreni peshën e trupit tuaj. A jeni duke i forcuar muskujt e kofshëve, apo duke përthyer gishtat e këmbëve, apo duke rrullosur ballin? Dhe a e ndjeni ngrohtësinë e rrobave tuaja, cilësinë e tyre në trupin tuaj? A mund të dëgjoni ndonjë tingull - partneri juaj duke gatuar ne guzhinë, vajtimin e largët të një sirene? Çfarë shihni përreth? Pusho së lexuari për një moment dhe merri gjërat brënda, ngjyrat, format, dhe drejtimin e dritës. A mund të nuhasni diçka? Po ndonjë shije ne gojën tuaj? Atëhere pusho një moment, dhe vëreni frymën tuaj. Nuk duhet ti mbyllësh sytë; vetëm ndjej frymën në trupin tënd. Ku e ndjeni (frymën) më shumë? Në bark apo në kraharor? A është frymëmarrja juaj e shpejtë, apo e ngadaltë dhe e rëndë? Tani vini re peshën e trupit tuaj përsëri. Kjo është mëndjeplotësia, ose të paktën një aspekt i saj. Sigurisht, ka më shumë, shumë më shumë. Nëse sapo provuat të mësipërmen, atëhere ju jeni nisur drejt jetës me vëmëndje të plotë. Është kaq e thjeshtë. Përgjigjia e vërtetë e 'Çfarë është mëndjeplotësia?' gjendet në eksperiencën tuaj.

 

Mëndjeplotësia është diçka që ju bëni , si volejbolli apo gatimi; nuk është një teori abstrakte. Dhe nuk është diçka që mund të gozhdohet në një përkufizim përfundimtar - ashtu siç nuk mund të gozhdohet 'arti' apo 'bukuria'. Një përshkrim i mëndjeplotësisë është 'të jesh i vëmëndshëm në një mënyrë të veçantë: me qëllim, në momentin e tashëm, dhe pa gjykuar.' Kjo është në rregull deri diku - mjafton sa për të filluar. Por është veçse fillimi. Ju duhet ta praktikoni, nëse vërtetë doni të gjeni se çfarë është mëndjeplotësia.

 

Shkëputur nga 'Life with full attention' (Jeta me vëmëndje të plotë) e Maitreyabandhu-t.

 

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved