A mund të meditoj

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

A mund të meditoj?

 

 

Me sa duket, në qoftë se ju keni ardhur deri këtu, ju jeni të interesuar mbi meditimin. Por ndoshta ju po pyesni veten nëse ju jeni "të prerë për të". Kam dëgjuar shumë njerëz duke thënë gjëra të tilla si, "Oh, unë kurrë nuk mund të meditoj; Unë hutohem shumë lehtë".

 

Dua t'ju siguroj se kushdo mund të meditoj, dhe se ju nuk keni nevojë për ndonjë aftësi të veçantë për të ndjekur këtë rrugë.

 

Në fakt, qëndrimi: "Unë jam shumë i hutuar për të medituar", në të vërtetë tradhëton një keqkuptim të asaj se për çfarë është meditimi . (Është në rregull për të filluar me keqkuptime si fillim, me që ra fjala. Si mund të mos fillojë me keqkuptime diçka ne dimë pak ose asgjë mbi të?).

 

Ideja mbas meditimit nuk është se ne jemi duke kërkuar të ketë "meditime të përsosura", si një gjimnast olimpik duke shkuar për një të përsosur 10 në një konkurs, por se ne jemi duke bërë disa punë themelore në zhvillimin e mendjeve tona, më shumë sikur të shkojmë në palestër dhe të bëjmë pak stërvitje.

 

Kur ne shkojmë për tu stërvitur, nuk do të ishte një qëndrim shumë i dobishëm mendimi, "Oh, unë nuk mund të bëj stërvitje, unë nuk jam mjaft i fortë apo i aftë". E gjithë idea e stërvitjes, siç e dimë, është që të fillojmë nga ku jemi dhe për të zhvilluar nivele më të mëdha të fuqisë dhe aftësisë.

 

Është e njëjta marrëveshje me meditimin. Në qoftë se ne jemi shumë të hutuar, ose shumë të shqetësuar, apo vazhdojmë të jemi të inatosur nga tingujt në mjedisin tonë, kur ne jemi duke u përpjekur për të medituar, ky është vetëm liveli jonë fillestar. Ky është materiali jonë i papërpunuar.

 

Meditimi na ndihmonë që të bëhemi të vetëdijshëm për këto tendenca të përhershëme, dhe gjithashtu na ndihmonë të punojmë me to në mënyrë që ato të bëhen më pak të shquara në jetën tonë, në mënyrë që ne të bëhemi pak më pak të hutuar, më pak të shqetësuar dhe më të pranueshëm.

 

Dhe ashtu si stërvitemi në palestër, ku ne nuk kemi bërë ndonjë hap të papritur për atletikë, në meditim ne do të ndryshojmë gradualisht. Frymë mbas fryme, meditim mbas meditimi, ditë për ditë, ne punojmë ndryshime brenda zëmrave dhe mëndjeve tona; ndryshime që grumbullohen me kalimin e kohës.

 

Është me vlerë pët të pasur parasysh se shumë kërkime shkencore kanë treguar përfitimet e meditimit. Për shembull, një studim nga Richard Davidson në Universitetin e Wisconsin pa se çfarë ndodhi kur punonjësit në një kompani të teknologjisë medituan për tetë javë. Një nga gjetjet më të mëdha ishte se truri i këtyre njerëzve kishte ndryshuar. Aktiviteti u ul në pjesën e trurit të lidhur me emocionet negative, dhe u rrit në disa pjesë të trurit të lidhur me ndjenjat e mirëqënies dhe lumturisë. Gjithashtu, pjesëmarrësve në studim u është dhënë një vaksinë e gripit në fund të studimit dhe u pa të kenë një përmirësim në përgjigjen e sistmemit imunitar. Një gjë e rëndësishme që ne duhet të kuptojnë është se nuk kishte asgjë të veçantë për pjesëmarrësit në këtë studim, apo në shumë studime të tjera që kanë treguar përfitimet e meditimit. Ata ishin njerëz të zakonshëm me punë të zakonshme dhe jetë të zakonshme.

 

Është e mundëshme për të ndryshuar nga të qenit një person shumë i shqetësuar në një person shumë të sigurtë; për të lëvizur nga të qenit zakonisht të stresuar për të qenë më të relaksuar; për të lëvizur nga të qenit të prirur për disponime të këqija për të qenë të lumtur. Ne vetëm duhet të bëjnë praktikë.

 

Nga Bodipaksha, artikullin origjinal në Anglisht mund ta gjeni këtu.