Çi Gung

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Çi Gung (Chi Kung - Qigong)

 

 

Nga koha e lashtë, praktikuesit e Çi Gung dhe të mjekësisë kineze kishin një kuptim të thellë të lëvizjes dhe mbajtjes së trupit, dhe ndikimit të tyre mbi trupin e njeriut. Një kuptim të thellë që ata kishin ishte se si mbajtja e trupit ndikon në sistemin skeletor, dhe substancën e tij përkatëse jetike: Xhing (Jing), si dhe të gjithë matricën palcore.

 

Duke e rregulluar mbajtjen e trupit si duhet ata mund të stimulojnë Xhing; ky kuptim ka kontribuar në zhvillimin e Çi Gungut të Larjes së Palcës. Sipas legjendës kineze, gjatë dinastisë Liang Jugore në tempullin Shao Lin, Da Mo krijoi klasiket e Çi Gungut: Ndërrimi i Pjezës dhe të Larja e Palcës. Ka shumë variacione të këtyre praktikave. Një variant thekson shtrirjen e trupit dhe "rrënjim" në tokë. "Rrënjimi" apo bazimi në tokë, dysheme ose mbërdhe, kërkon fundosje të trupit poshtë dhe të kapjes ose përdredhjes së shputave, këmbëve, këllqeve dhe shpatullave poshtë. Ky rrënjim krijon një ushtrim të natyrshëm për mbajtjen e peshës dhe rezistencës. Këto ushtrime peshë-mbajtëse stimulojnë sidomos divergjentin dhe tetë kanalet e jashtëzakonshme, dhe strukturat e lidhura anatomike të tyre dhe substancat jetësore: Xhing dhe Juan (Yuan) çi.

 

Kapitulli 25 i Nei Xhing paraqet udhëzimet e mëposhtme: "Njeriu korrespondon me natyrën: Në qiell, ekzistojnë Jin (Yin) dhe Jang (Yang), njeriu ka 12 nyje të mëdha të gjymtyrëve," dhe "Kur njëri kupton parimet e 12 nyjeve, një i urtë kurrë nuk do t'ja kalojë atij". Këto referenca të Nei Xhing nxjerrin në pah rëndësinë e 12 nyjeve: kyçet e këmbës, gjunjët, këllqet, kyçet e duareve, bërrylat dhe supet. Akupunktura Aj Çing (I Ching) zbaton këtë teori në praktikën e akupunkturës. Çi Gungu që thekson mbajtien e trupit dhe strukturën e tij aplikon teorinë e 12-nyjeve (apo kyçeve) në një praktikë shëndetësore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qëndrimi në pozicionin "Përqafimi i Pemës" Çi Gung është një nga pozicionet klasike të Çi Gungut. Ka variacione të shumta të këtij qëndrimi, por parimet themelore janë të përbashkëta në të gjitha variacionet. Ky qëndrim bazë përfshin parimet e mëposhtme:

 

  1. Këmbët duhet të jetë rreth një gjerësi shpatullash larg.
  2. Gjunjët duhet të jetë përthyer, por jo më shumë se aftësia juaj për të parë gishtërinjtë e këmbeve tuaja. Nëse ju nuk mund të shihni gishtërinjtë e këmbëve tuaja ju jeni përkulur shumë.
  3. Këmbët duhet të jenë të drejtuara përpara (gishtat e mëdhenj të këmbës të jenë paralel) ose pak brendshëm.
  4. Kyçet e duarve janë në nivelin e supeve.
  5. Bërrylat mund të jenë më ulët se kyçet e duarve dhe supet.
  6. Supet duhet të jenë të relaksuar.
  7. Gishtat e duarve duhet të jenë (të hapur) në drejtim të njëri-tjetrit, duke lejuar rrjedhjen e çi-së (energjisë) nga njëra dorë në tjetrën.
  8. Kocka pubike duhet të jetë pak përpara, duke lejuar kockën kokcigeale (pjesa e bishtit) dhe kërbishten të jenë në vijë të drejtë. Kjo shtrirje lejon rrjedhjen e qetë të çi-së në kanalin Du, dhe deri në tru dhe poshtë me kanalin Ren. Ky qark është orbita mikrokozmike, lidhja e pandashme e kanaleve Ren dhe Du.
  9. Gjoksi është e relaksuar dhe pak i lakuar në një formë konkave, kjo shkakton një kurbë të natyrshme të jashtme të shpinës. Kur krahët dhe kocka pubike janë në shtrirjen e duhur, shpina natyralisht do të lëvizë në pozicionin ideal, me rruazat e sipërme pak të lakuara jashtë.
  10. Mjekra është e futur butësisht brënda, me kreun e kokës të tërhequr pak prapa dhe lart. Kjo drejton rruazat e qafës dhe rrit rrjedhjen natyrore të çi-së lart kanalit Du dhe në tru.

 

Kur këto parime themelore zbatohen, pesha e trupit tuaj zhytet poshtë përmes kësaj strukture të drejtuar: koka, shpatullat, këllqet, gjunjët, kyçet e këmbëve dhe gishtërinjtë e këmbëve. Kjo sjellje unifikon 12-nyjet. Zhytja në këtë pozicion lidh dhe rrënjos të gjithë sistemin skeletor dhe trupin në tokë, duke transferuar të gjithë peshën tuaj nëpërmjet kockave tuaja, duke i stimuluar ato në një mënyrë të natyrshme. Kjo është një praktikë natyrale e mbajtjes së peshës dhe rezistencës. Ajo stimulon eshtrat, palcën, Xhing-un dhe veshkat, promovon shëndetin dhe vitalitetin; dhe është një nga themelet dhe pozicionet më të rëndësishme Zhan Zhuang të qëndrimit në këmbë.

 

...shkëputur nga Acupunture Today