Praktika

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Praktika - Mëndjeplotësia në jetën e përditshme

 

 

Meditimi nuk është diçka që ne vetëm bëjmë për 20 ose 40 minuta çdo mëngjes dhe pastaj e harrojmë atë.

 

Meditimi përfshin një parim të vetëdijes që ju mund ta praktikoni në çdo moment të jetës tuaj.

 

Ndërsa koha që kemi shpenzuar mbi jastëk (duke medituar) patjetër që ka një efekt mbi cilësinë e jetës sonë emocionale dhe mendore në pjesën tjetër të ditës, duke bërë një përpjekje për të praktikuar mëndjeplotësi gjatë të ashtuquajturave aktivitete "të zakonshme" të tilla si puna, ngarja (e makinës), duke bërë punët e shtëpisë, dhe kaluar kohë me miqtë tanë dhe familjen është një praktikë shumë e fuqishme.

 

Ne shpesh i shohim këto gjëra si pengesa të praktikës. Në fakt një gjë interesante është se shumë njerëz bien në zakonin e përdorimit të fjalës "praktikë", si një stenografi për "praktikë meditimi". Pra, ata do të thonë gjëra të tilla si, "praktika ime është duke shkuar shumë mirë. Unë kam qenë i ulur çdo ditë". Dhe kjo nënkupton që pjesa tjetër e jetës sonë është "jo praktikë". Por, në fakt, çdo gjë që bëjmë mund të jetë pjesë e praktikës sonë, të cilat unë do ti përcaktoja gjerësisht si përpjekje të vazhdueshme për të kultivuar mëndjeplotësi, dhëmbshuri, dhe një vetëdije të pakapshmërisë së gjërave.

 

Pra, ne mund të përdorim të ngrënin si një praktikë. Ne mund të përdorim ngarjen (e makinës) si një praktikë. Ne mund të përdorim dushin, apo rruajtjen, ose urinimin si një praktikë.

 

Pa marrë parasysh se çfarë jemi duke bërë, ne mund të jemi gjithmonë e më shumë të ndërgjegjshëm kur ne jemi duke e bërë atë. Pa marrë parasysh se çfarë jemi duke bërë, ne mund të jemi gjithmonë më zemërmirë dhe më të mëshirshëm; edhe kur ne jemi vetëm, ne mund të jemi të mirë me vetveten, ose të tregojmë një qëndrim të mirësisë dhe kujdesit në mënyrën se si ne i trajtojmë objektet. Dhe ne mund gjithmonë - gjithmonë! - mund të njohim, kur ne jemi duke çaluar në një farë mënyre (të ndjenjave, të rezultateve të pritura, të mendimeve) dhe të mësojmë se si ti lejmë të shkojnë.

 

Të jetosh mëndjeplotë në këtë mënyrë është tepër me vlerë. Kjo ndihmon në parandalimin e gjëndjeve të pakëndshme të mëndjes si stresi dhe depresioni, dhe gjithashtu na ndihmon të jetojmë me liri, dinjitet, dhe me respekt për veten dhe të tjerët.

 

Të jetosh me mëndjeplotësi na sjell tek etika në terren, për të folur se si mund ta jetojmë jetën tonë më së miri. Por gjithashtu është një mënyrë e jetesës meditative.

 

Nga Bodipaksha, artikullin origjinal në Anglisht mund ta gjeni këtu.