Zogu Blu

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Zogu Blu - Charles Bukowski

 

 

Ka një zog blu ne zemrën time që

do të dalë jashtë

por unë jam shumë i ashpër me të,

unë them, rri aty,

nuk do të lejoj askënd të t’shohë.

 

Ka një zog blu në zemrën time që

do të dalë jashtë

por unë i hedh uiski dhe thith

tym cigareje

dhe prostitutat, dhe baristët

dhe shitësit e ushqimoreve

kurrë nuk e dinë që ai është aty.

 

Ka një zog blu në zemrën time

që do të dalë jashtë

por unë jam shumë i ashpër me të,

unë i them, rri aty,

do që të më bësh lëmsh?

do që të më çosh për lesh gjithë punën?

do që t’i marrë lumi shitjet e librave të mi në Europë?

 

Ka një zog blu në zemrën time

që do të dalë jashtë

por unë jam shumë i zgjuar,

e lë të dalë vetëm

ndonjëherë netëve

kur të gjithë flenë.

 

Unë them,

e di që je aty kështu që

mos u trishto

dhe e fus brenda sërish.

Por ai po këndon pakëz atje

nuk e kam lënë

të vdesë përfare

dhe ne flemë bashkë

ja ashtu

me paktin tonë

sekret

dhe është boll bukur

të bësh një burrë të qajë,

por unë nuk qaj,

qan ti?

 

 

https://bukowskishqip.tumblr.com