Të vrojtosh pa vlerësuar

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

Të Vrojtosh pa Vlerësuar - Marshall B. Rosenberg PhD

 

 

Unë mund të përballoj të më thuash

se çfarë unë bëra apo çfarë nuk bëra.

Dhe mund të përballoj interpretimet e tua,

por të lutem mos i përziej të dyja.

 

Nëse ke dëshirë të ngatërrosh çdo çështje,

mund të të them se si ta bësh:

Përzieji së bashku çfarë bëj unë

me mënyrën se si reagon ti.

 

Më trego që je i zhgënjyer

me punët e përditshme të pambaruara që sheh,

por të më quash "të papërgjegjshëm"

nuk është mënyrë e mirë për të më motivuar.

 

Dhe më trego që ndihesh i vrarë emocionalisht

kur unë i them "jo" avancimeve të tua,

por të më quash një njeri të akullt

nuk ka për ti rritur shanset e ardhshme.

 

Po, unë mund të përballoj të më thuash

se çfarë unë bëra apo çfarë nuk bëra.

Dhe unë mund të përballoj interpretimet e tua,

por të lutem mos i përziej të dyja.