Nuk kemi ardhur...

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Nuk kemi ardhur këtu për të marrë pengje - Hafiz

 

 

Ne nuk kemi ardhur këtu për të marrë pengje,

Por, që të dorëzohemi gjithnjë e më thellë

Ndaj lirisë dhe lumturisë.

 

Ne nuk kemi ardhur në këtë botë elegante

Për të mbajtur veten peng nga dashuria.

 

Vrapo i/e dashur,

Nga çdo gjë

Që nuk mund të forcojë

Krahët fluturues të tu të çmuar që po lulëzojnë.

 

Vrapo si në ferr i/e dashur,

Nga të gjithë ata që kanë të ngjarë

Për të vënë një thikë të mprehtë

Në të shënjtin, vizionin e butë

Të zemrës tënde të bukur.

 

Ne e kemi për detyrë të miqësojmë

Ato aspekte të bindjes

Që qëndrojnë jashtë shtëpisë sonë

Dhe lëshojnë britma drejt arsyes sonë

"O ju lutem, o ju lutem,

Dilni jashtë të luajmë."

 

Sepse ne nuk kemi ardhur këtu për të marrë pengje

Ose të kufizojmë shpirtrat tanë të mrekullueshëm,

 

Por, për të përjetuar thellë dhe më thellë

Guximin tonë hyjnor, lirinë dhe

Dritën!