Mësova

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Mësova

 

 

Se të rritesh nuk do të thotë vetëm të mbushësh vite.

Se heshtja është përgjigja më e mirë kur dikush dëgjon budallallëqe.

Se të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.

Se miqtë fitohen atëherë kur shfaqim fytyrën tonë të vërtetë.

Se njerëzit që na duan me të vërtetë gjenden gjithmonë afër nesh.

Se gjërat më të liga fshihen pas një maske perfekte.

Se Natyra është krijimi më i bukur në këtë jetë.

Se kur mendoj se di gjithçka dhe bëhem absolut, pikërisht atëherë kuptoj se nuk di asgjë.

Se një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se sa shumë vite sëbashku.

Se mund t'i rrëfehesh Hënës.

Se është e shëndetshme të mund të dëgjosh bravo dhe fjalë të mira.

Se të jesh xhentil i bën mirë shëndetit.

Se është e nevojshme të ëndërrosh, të duash dhe të ndash ato që ke me të tjerët.

Se mund të jesh ''fëmi'' për të gjithë jetën.

Se ekzistenca jonë është e lirë.

Se buzëqeshja në përditshmëri nuk është luks, por një qëndrim jete.

Se të gjykosh ashpër veten tënde dhe të tjerët nuk ka kuptim,

kur dimë se e vetmja gjë që me të vërtetë ka rëndësi është paqja brendësore.

Si përfundim, mësova se nuk mund të vdesësh nëse më parë nuk ke jetuar.

 

...marrë nga Akropoli i Ri