Fjalët janë dritare

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Fjalët Janë Dritare (ose Janë Mure) (Ruth Bebermeyer)

 

 

Unë ndihem kaq i dënuar nga fjalët e tua,

Ndihem kaq i gjykuar dhe i larguar tutje,

Përpara se të iki duhet të di,

A është kjo ajo që doje të thoje?

 

Përpara se të ngrihem në mbrojtjen time,

Përpara se të flas në dhimbje apo frikë,

Përpara se të ndërtoj atë mur me fjalë,

Më trego, a dëgjova me të vërtetë?

 

Fjalët janë dritare, ose janë mure,

Na dënojnë, ose na japin liri.

Kur unë flas dhe kur dëgjoj,

Lëre dritën e dashurisë të ndriçojë përtej meje.

 

Ka gjëra që unë duhet të them,

Gjëra që kanë shumë rëndësi për mua,

Nëse fjalët e mia nuk më bëjnë më të qartë,

A do më ndihmosh të jem i lirë?

 

Nëse u duk sikur të poshtërova,

Nëse ndjeve sikur nuk të dhashë rëndësi,

Mundohu të dëgjosh përtej fjalëve të mia,

Tek ndjenjat që ne të gjithë ndajmë.