Tre Stolitë

BudizmiShqip

 

Tre Stolitë

 

Idealet në zemër të Budizmit janë të njohura kolektivisht si 'Tre Stolitë' apo 'Tre thesaret'. Këto janë Buda (stolia e verdhë), Darma (stolia blu), dhe Sanga (stolia e kuqe). Vetëm duke i vënë këto parime në qëndër të jetës suaj ju mund të bëheni një budist.

 

Buda

 

Buda i referohet së bashku edhe Budës historik edhe idealit të të qënurit vetë Buda. Gjithë tradita budiste rrjedh nga Buda historik dhe të gjitha shkollat ​​e konsiderojnë atë si themelues rrënjësor të tyre, udhërrëfyes dhe frymëzues. Duke 'Shkuar për Strehim' (apo Shpëtim) tek Buda do të thotë ta shohësh atë si mësuesin tuaj kryesor dhe shembull shpirtëror. Kjo gjithashtu do të thotë të zotohesh për arritjen e të qënurit Buda - Lartësimin Shpirtëror për hir të të gjitha qënieve të gjalla - që do të thotë se ju keni qëllim për tu bërë dikush që sheh natyrën e realitetit absolutisht në mënyrë të qartë, ashtu siç është, dhe jeton plotësisht dhe natyrisht në përputhje me atë vizion. Ky është qëllimi i jetës shpirtërore budiste, që përfaqëson fundin e vuajtjes për këdo që e arrin atë.

 

Darma

 

Darma kryesisht do të thotë mësimet e Budës, ose e vërteta që ai kuptoi. Fjala 'Darma' ka shumë kuptime, por më e rëndësishmja është ajo do të thotë e Vërteta e pandërmjetësuar (siç përjetohet nga mendja e Iluminuar). Si një term, ajo gjithashtu përfshin mësimet Budiste si e njëjta e Vërtetë e ndërmjetësuar nga gjuha dhe konceptet. Në këtë kuptim të dytë, Darma është mësimi që ka lindur kur Buda, për herë të parë, vuri realizimin e tij në fjalë dhe ja komunikoi të tjerëve në Sarnath në pjesën veriore të Indisë. Ky rast është tradicionalisht i referuar si 'rretullimi i parë të timonit të Darmës', dhe rrota me tetë ndarje e Darmës është një emblem e përbashkët e Budizmit.

 

Gjithashtu, Darma i referohet tërë korpusit të shkrimeve që janë konsideruar të përbëjnë Kanunin Budist. Këto përfshijnë të dhënat e jetës së Budës (e njohur si 'Kanuni në gjuhën Pali'), shkrimet e shenjta nga data të mëvonshme, dhe mësimet e shkruara nga ata njerëz që kanë arritur Lartësimin Shpirtëror gjatë shekujve. I gjithë Kanuni është shumë njëqindra herë me i gjatë se Bibla dhe paraqet një literaturë me pasuri të pashembullt. Kanuni përfshin vepra të tilla si Darmapada, Sutra e Diamantit, dhe Libri Tibetian i të Vdekurve.

 

Një tjetër kuptim i Darmës është praktikat të cilat janë të përshkruara brënda shkrimeve të shenjta. Megjithë pasurinë e letërsisë, thelbi i budizmit është shumë i thjeshtë: gjetja e mënyrave për të transformuar veten. Kjo mund të përmblidhet si 'të mësosh të bësh mirë; të ndalosh të bësh keq; të pastrosh zemrën' (siç thotë Darmapada).

 

Përsa i përket Darmës si Strehim, do të thotë ti shohësh këto mësime si udhëzuesit më të mirë për realitetin, dhe zotimin e vetvetes për ti praktikuar ato. Urdhëri Budist Triratna thekson mësimet qendrore që janë të përbashkëta për të gjitha shkollat ​​kryesore. Këto mësime theksojnë zhvillimin e vëmëndshmërise së plotë dhe mirësisë, duke shqyrtuar veprimet tona në dritën e vlerave tona etike, dhe duke vërejtur se si mendimet tona kushtëzojnë jetën tonë.

 

Duke u eksploruar, mësimet qendrore të Budës lidhen me cilësitë e mëdha Budiste të mënçurisë dhe dhembshurisë. Angazhimi i sinqertë me praktikat themelore budiste ofron një kontekst për të kuptuar dhe të angazhuar me mësimet më të thella të budizmit . Sangharakshita pohon: "Nuk ka mësime më të larta, vetëm realizime më të thella".

 

Mënyra jonë është radikale në kuptimin që ajo merret përsëri me frymën jetëdhënëse dhe mësimet themelore. Ç'do element i kësaj tradite mund të jetë një frymëzim në atë masë që ajo është shprehje e Darmës. Sot njerëzit mund të thuhet të jenë trashëgimtarë të gjithë traditës budiste - një thesar të pakrahasueshëm të përvojës shpirtërore dhe udhëzimeve.

 

Sanga

 

Të gjithë neve na duhen njerëz të tjerë për të mësuar prej tyre. Nëse ne praktikojmë Darmën ne kemi nevojë për shembullin dhe mësimin e të tjerëve që e kanë bërë këtë para nesh, veçanërisht ata që kanë fituar mirëkuptim në natyrën e realitetit. Pra Stoila e tretë është Sanga apo komuniteti shpirtëror.

 

Më gjerësisht, 'Sanga' i referohet edhe njerëzve me të cilët ne ndajmë jetën tonë shpirtërore. Ne kemi nevojë për drejtimin e mësuesve personalë që janë më tej përgjatë rrugës se ne jemi, dhe mbështetjen dhe miqësinë e praktikuesve të tjerë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse budizmi nuk është një filozofi abstrakte ose formë besimi; por është një mënyrë e afrimit me jetën dhe për këtë arsye ai ka vetëm ndonjë kuptim kur kjo është e mishëruar në njerëz. Dhe në kuptimin më të gjerë, Sanga do të thotë të gjithë të budistët që jetojnë sot në botë, dhe të gjithë ata të së kaluarës dhe të së ardhmes.

 

Përtej kësaj, idealet e budizmit gjejnë mishërim të tyre në figura prototipe të njohura si Bodisatva. Për shembull, Avalokiteshvara është mishërim i Mëshirës, dhe ai është përshkruar me katër, tetë, apo një mijë krahë me të cilët ai kërkon të ndihmojë të gjitha qeniet e gjalla; Manxhushri është mishërim i Urtësisë dhe ai është përshkruar duke mbajtur një shpatë me të cilën ai shkurton paditurinë. Së bashku Bodisatvat dhe mësuesit e tjerë të Iluminuar, janë të njohur si Sanga Arjane ose komuniteti i Fisnikëve.

 

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved