Pesë Konstantet

BudizmiShqip

 

Pesë Konstantet - Funksionet bazë të mëndjes

 

Burimet tona na prezantojnë me një listë prej 51 ngjarjesh mendore. Megjithatë, pesë nga këto kanë një lloj tjetër rëndësie nga të tjerat, dhe ne duhet ti konsiderojmë ato të parat. Këto pesë janë proceset mendore të domozdoshme me anë të së cilave ne kuptojmë dhe i përgjigjemi botës. Pa to, nuk do kishte 'mëndje'. Unë do ti quaj ato 'Konstantet' sepse ato janë 'gjithnjë të pranishme' (sarvatraga, ne gjiuhën Sanskrit ose Pali) në mëndje. Të pesta ato dalin, në një formë ose një tjetër, në çdo moment.

 

Konstantet janë një version i një 'psikologjie' që shkon mbrapa deri tek vetë Buda (para rreth 2550 vitesh). Në dorëshkrimet e para, ne gjejmë shumë referenca për pesë 'pirgjet' që përbëjnë egzistencën e kushtëzuar. Me kalimin e kohës, pak nga terminologjia ndryshoi, dhe disa artikuj tek lista u ri-përcaktuan - një proces evolimi doktrinar që s'ka nevojë të na mbajë ketu - por pesë konstantet janë të dallueshme qartësisht si pasardhëse të 'pirgjeve'.

 

Marëdhënia e momenteve-mendore me pesë Konstantet është thënë ti përngjajë asaj të një mbreti dhe pesë ministrave të tij kryesor. Mbreti është i shqetësuar me të gjitha aspektet e punëve të shtetit, kurse çdo ministër është i shqetësuar vetëm me një aspekt të tij - punët e jashtëme, për shembull, ose drejtësia, apo mbrojtja. Kjo metaforë shpreh natyrën funksionale të mëndjes: ajo nuk është një gjë, por një aktivitet në vazhdim, që mund të analizohet në nën-aktivitete të ndryshme.

 

Metafora, megjithatë, mund të na mashtrojë. Një mbret ndoshta mund të bëjë edhe pa asnjë minister, dhe mund, në një kuptim, të jetë prapë mbret edhe nëse nuk përdor asnjë nga funksionet e tij mbretërore. Por momentet-mendore nuk mund 'të bëjne pa' apo edhe të egzistojnë pa, konstantet, që janë pjesë integrale të saj, ashtu sikur kraharori, koka, dhe zemra janë pjesë integrale të atij që ne quajmë 'trup'. E gjitha mund të jetë më e madhe se shuma e pjesëve të saj, por pa pjesë nuk ka gjithësi.

 

Le të fillojmë me një turne prezantimi të shkurtër të konstanteve, dhe pastaj ti shohim ato një nga një në detaj.

 

Kontakti (sparsha, në gjuhën Pali) është takimi i një 'fakultet-ndjesie' me një objekt - për shembull, syri që sheh një formë vizive, apo veshi që dëgjon një tingull. Kontakti thuhet të jetë 'ndriçimi i zhveshur' i objektit. Me fjalë të tjera është një lloj ndërgjegjësimi të papërpunuar që 'diçka ndodhet aty' pa ndonjë kuptim se çfarë është, dhe pa ndonjë përgjigje të saj/tij.

 

Ndjenja (vedana) është hapi i parë i përgjigjes së mëndjes ndaj kontaktit. Është aspekti i mëndjes që e gjen kontaktin të këndshëm, të pakëndshëm ose neutral.

 

Interpretimi (samnja) është ku mëndja nxjerr kuptim nga të dhënat e papërpunuara të kontaktit duke i lidhur ato me eksperienca të vjetëra. Le të themi, për shembull, që kontakti ju prezanton juve me një sferë në ngjyrë portokalle-të kuqe, të vogel, të butë, me push, me shije të ëmbël; puna e interpretimit ësht të kërkojë në arkivat e tij dhe të sugjerojë se kjo është një pjeshkë, dhe që do të ketë shije të shijëshme.

 

Vullnetietana) është, për shëmbull, dëshira (nëse e ndjekur ose jo) për të kafshuar pjeshkën. Me fjalë të tjera, vullneti është mënyra me të cilën ne i përgjigjemi kontaktit, ndjenjës, dhe interpretimit. Vullneti gjeneralisht na bën të ecim drejt objektit ose larg tij. Zgjedhja kryesisht varet nga tipi i ndjenjës - e këndshme apo e pakëndshme - që kontakti me objektin prodhon tëk ne. (Ndjenja neutrale ka tendencë të prodhojë indiferencë). Vullneti është një kategori shumë e madhe. Ai përmban shumicën e çfarë ne do të etiketonim me fjalë të tilla si emocion, dëshirë, dhe vullnet.

 

Vëmëndja (manaskara) përmban çfarë ne normalisht duam të themi me fjalën vëmëndje - fokusimin e ndërgjegjësimit tonë në një diçka të veçantë. Por kjo veti për të vënë ne qendër të vëmëndjes (apo ndriçuar) një tipar të eksperiencës tonë është vetëm 'maja' e vëmëndjes tonë. Në një kuptim më të gjerë, vëmëndja përcakton bashkimin a katër konstanteve të tjera në një veprim të plotë të ndërgjegjes. Ka mundesi, për shembull, të marri formën e mua-duke-ngrëne-pjeshkën, ose mua-i uritur-dukë-kërkuar-në-frigorifer. Në fakt, ka mundësi të jetë gjithçka me këtë strukturë themelore me mua në mardhënie të diçkaje.

 

Konstantet janë, sipas përkufizimit, të gjitha prezente në çdo moment-mëndje. Ndonjëherë burimet tona sugjerojnë se ato shfaqen në një sekuencë: Kontakti kushtëzon Ndjenjën dhe Interpretimin, të cilat së bashku kushtëzojne përgjigjen e Vullnetit, i cili përcakton fokusin e Vëmëndjes. Herë të tjera, megjithatë, burimet flasin për konstantet së dalin në të njëjtën kohë. Edhe pse duket sikur kontradikton idenë e sekuencës, kjo pikëpamje gjithashtu duket e domozdoshme sepse pesë konstantet duhet në një farë mënyre të bashkohen për të krijuar një eksperincë koherente. Përndryshe mëndja do të ishte një grumbull jofunksional. Ne prandaj duhet të mendojmë për konstantet në një mënyrë që kombinon sekuencën me njëkohshmërine - si një akord i luajtur në një harpë (ku notat tingullojnë njëra mbas tjetrës, por qëndrojnë ne ajër si një tingull i vetëm shumëdimensional).

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved