Karma

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Karma

 

...

 

Pra, para së gjithash, mësimi i përgjithshëm budist i karmës.

Këtu, ka dy gjëra që duhet të marrim në konsideratë;

karma në përgjithësi dhe karma në veçanti, ose natyra e përgjithshme e karmës,

si një ligj apo parim dhe punimet specifike të karmës,

punimet specifike të atij ligji ose parimi, dhe kjo e fundit,

punimet specifike, tradicionalisht përfshin një klasifikim të karmës nga pikëpamje të ndryshme.

Tani, në terma më të përgjithshme, karma është thjesht një formë e parimit universal të kushtëzimit,

që do të thotë, është ligjii i kushtëzimit vetë në punë në një nivel të caktuar, ne një fushë të caktuar të ekzistencës.

Nga një pikëpamje që ne mund të përshkruajmë lirshëm si filozofike,

ligji i kushtëzimit është parimi themelor i Budizmit. Ligji i kushtëzimit, i thellë dhe i rëndësishëm siç është,

është shtruar shumë thjesht, pothuajse thatësisht:

ai thjesht thotë se çdo gjë që vjen në ekzistencë, në çfarëdo niveli, e bën këtë në varësi të kushteve (të ndryshme),

dhe në mungesë të këtyre kushteve, pushon së ekzistuari.

Kjo është e gjitha, me të vërtetë, ajo që parimi i kushtëzimit thotë, gjithçka që ai parashtron,

por ai përbën vetë bazën, vetë themelin, e Budizmit, dhe ky parim i veçantë i formuluar kështu,

i deklaruar kështu, është i njohur teknikisht si parimi apo mësimi,

doktrina, e Patiça Samutpada (në gjuhën Pali). Kjo përkthehet në mënyra të ndryshme.

Dikur thuhej `lindje e varur', Dr. Conze e bën atë `bashkë-prodhim i kondicionuar',

dhe Dr Beni Madhab Barua e bën atë 'origjinim rastësor'.

Por, edhe pse janë të ndryshme,

ato të gjitha i bëjnë drejtësi një ose aspekti apo një tjetri të kuptimit të përgjithshëm të këtij termi,

dhe kjo nënkupton, siç unë kam thënë, thjesht,

që dalin prej gjërave në varësi të kushteve dhe nuk dalin kur këto kushte mungojnë,

dhe e thjeshtë ashtu siç është, e përsëris se kjo përbën themelin, në qoftë se ju pëlqen,

thelbi i Budizmit nga një pikë e parë në mënyrë filozofike.

Dhe ky parim, kjo doktrinë e kushtëzimit, Patiça Samutpada, bëri paraqitjen e saj,

pamjen e saj të qartë, shumë herët në historinë e Budizmit.

Ne e dimë se Budizmi fillon me Budën, ne e dimë se ai fillon me përvojën e Iluminimit të Budës,

e cila tradicionalisht nodhi nën atë që u bë e njohur si Pema e Iluminimit në Bodgaja rreth 500 pes,

dhe ne e dimë, ose të paktën ne kemi mbledhur nga shkrimet e ruajtura,

të dhënat, traditat, ne e dimë se gjendja e Iluminizmit që Buda arriti,

me anë të së cilës arritje ai është i njohur si Buda, i Iluminuari, ishte, është, një gjëndje (mendore),

në radhë të parë, e lirisë absolute nga të gjitha konditat mendore;

një gjëndje e paqes të përbrëndshme dhe qetësi dhe lumturi, dhe mbi të gjitha,

një gjëndje e Shikimit të Depërtueshëm në natyrën e vërtetë të ekzistencës.

Kështu që ekzistenca vetë, vetë realiteti, i është shpallur Budës,

u bë i njohur për Budën - në qoftë se ju pëlqen asimiluar nga Buda

- në atë përvojën e Iluminimit ose 'sambodi' (ne gjuhën Pali)...

 

shkëputur nga Karma dhe Rilindja e Sangarakshitës në Free Buddhist Audio