Pesë Parimet

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

Pesë Parimet

 

Pesë Parimet këndohen gjatë Puxhës në gjuhën Pali dhe pastaj recitohen në gjuhën nënë në formën pozitive të tyre, si më poshtë:

Pesë Parimet

 

Panatipata veramani sikapadam samadijami

Adinadana veramani sikapadam samadijami

Kamesu miçaçara veramani sikapadam samadijami

Musavada veramani sikapadam samadijami

Surameraja maxha pamadatana veramani sikapadam samadijami

 

Sadu sadu sadu

përkthimi

 

Unë ndërmarr të abstenoj nga marrja e jetës.

Unë ndërmarr të abstenoj nga marrja e asaj që nuk më është dhënë.

Unë ndërmarr të abstenoj nga sjellja e pahijshme seksuale.

Unë ndërmarr të abstenoj nga fjalimi i rremë.

Unë ndërmarr të abstenoj nga marrja e substancave intoksikuese.

 

 

Bravo, bravo, bravo

Parimet Pozitive, të recituara në Shqip

 

Me vepra dashamirësie, unë pastroj trupin tim.

Me zemërgjerësi duar hapur, unë pastroj trupin tim.

Me qetësi, thjeshtësi dhe kënaqësi, unë pastroj trupin tim.

Me komunikim të vërtetë, unë pastroj fjalimin tim.

Me mëndjeplotësi të qartë dhe rrezatuese, unë pastroj mendjen time.