Ceremonia e Dedikimit

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Ceremonia e Dedikimit

 

Ne ja dedikojmë këtë vend Tre Stolive:

Budës, Idealit të Iluminimit që ne aspirojmë;

Darmës, Udhës së Mësimit që ne ndjekim;

Sangës, Shoqërisë Shpirtërore me njëri tjetrin,

që ne shijojmë (apo gëzojmë).

 

Këtu le të mos flitet asnjë fjalë kot;

Këtu le të mos ketë mendime të zhurmëta

që te na bezdisin mëndjen.

Për vëzhgimin e Pesë Parimeve

Ne e dedikojmë këtë vend;

Për praktikën e Meditimit

Ne e dedikojmë këtë vend;

Për zhvillimin e Mënçurisë

Ne e dedikojmë këtë vend;

Për arritjen e Iluminimit

Ne e dedikojmë këtë vend.

 

Edhe pse në botën jashtë ka grindje

Këtu le të ketë paqe;

Edhe pse në botën jashtë ka urrejtje

Këtu le të ketë dashuri (apo dashamirësi);

Edhe pse në botën jashtë ka mjerim

Këtu le të ketë gëzim.

 

Jo duke kënduar shkrimet e shenjta,

Jo duke spërkatur ujin e bekuar,

Por me përpjekjen tonë drejt Iluminimit

Ne e dedikojmë këtë vend.

 

Rreth kësaj Mandale, kësaj pike të shenjtë,

Le të hapen petalet e zambakut të ujit së pastërtisë;

Rreth kësaj Mandale, kësaj pike të shenjtë,

Le të ngrihet muri i Vaxhra-ve të determinimit;

Rreth kësaj Mandale, kësaj pike të shenjtë,

Le të ngrihen zjarret që shndërrojnë Samsarën ne Nirvana.

 

Këtu ulur, këtu duke praktikuar,

Le të bëhet mëndja jonë Buda,

Le të bëhet mendimi ynë Darma,

Le të bëhet komunikimi ynë me njëri tjetrin Sanga.

 

Për lumturinë e të gjitha qënieve (të gjalla),

Për të mirën e të gjitha qënieve,

Me trup, fjalim dhe mëndje,

Ne e dedikojmë këtë vend.