Themeluesi

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Kush është Buda?

 

Budizmi filloi me Budën. Fjala 'Buda' është një titull, që do të thotë "ai që është i zgjuar (nga gjumi)'- në kuptimin e të qënit 'i zgjuar ndaj realitetit". Buda lindi si Sidarta Gautama në Indi (Nepalin e sotëm) rreth 2500 vjet më parë. Ai nuk pretendoi të jetë një zot apo profet. Ai ishte një njeri i cili u bë i Iluminuar, duke kuptuar jetën në mënyrën më të thellë të mundshme.

Sidarta lindi në familjen mbretërore të një mbretërie të vogël në kufirin Indiano - Nepalez. Sipas tregimit tradicional ai kishte një edukim të privilegjuar, por u shkund nga jeta e tij e strehuar kur kuptoi se jeta përfshin faktet e ashpra të pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes.

Kjo e bëri atë të vriste mendjen mbi kuptimin e jetës. Përfundimisht ai u ndje i detyruar të lërë pallatin e tij dhe të ndjeki rrugën tradicionale Indiane të njeriut të shenjtë që endet, një kërkues të së Vërtetës. Ai u bë shumë i aftë në praktikën e meditimit nën disa mësues të ndryshëm, dhe pastaj provoi praktikat asketike. Kto janë të bazuara në besimin se dikush mund të liroj shpirtin duke mohuar mishin. Ai praktikoi ne këtë mënyrë me aq vendosmëri sa pothuajse vdiq nga uria.

Por ai ende nuk e kishte zgjidhur misterin e jetës dhe vdekjes. Kuptimi i vërtetë dukej më larg se kurrë. Pra, ai e braktisi këtë mënyrë dhe pa në zemrën dhe mendjen e tij; ai vendosi të besoj tek intuita e tij dhe të mësojnë nga përvoja e drejtpërdrejtë. Ai u ul nën një pemë Pipal dhe u zotua për të qëndruar aty deri sa të arrinte Iluminimin. Pas 40 ditësh, në hënën të plotë në Maj, Sidarta më në fund fitoi Lirinë përfundimtare.

Budistët besojnë se ai ka arritur një gjendje të të qenit që shkon përtej çdo gjë tjetër në botë. Nëse përvoja normale është e bazuar në kushte - edukimin, psikologjinë, opinionet, perceptimet - Iluminimi është i pakushtëzuar. Një Buda është i lirë nga lakmia, urrejtja dhe injoranca, dhe karakterizohet nga dituria, dhembshuria dhe liria. Iluminimi sjell ndriçim në kunksionet më të thella të jetës, dhe efektivisht në shkakun e vuajtjes njerëzore - të problemit që e kishte çuar atë fillimisht në kërkimin e tij shpirtëror.

Gjatë 45 viteve të mbetura të jetës së tij, Buda udhëtoi në pjesën më të madhe të Indisë veriore, duke përhapur kuptimin e tij. Mësimi i tij është i njohur në Lindje si Buda-Darma ose 'mësimi i Atij që është Iluminuar'.

Ai komunikoi me njerëz nga të gjitha sferat e jetës dhe shumë nga dishepujt e tij arritën Iluminimin. Ata, nga ana e tyre, mësuan të tjerët dhe në këtë mënyrë një zinxhir i pathyer i mësimdhënies ka vazhduar, drejtë për drejtë deri në ditët e sotme.

Buda nuk ishte një zot dhe ai nuk bëri asnjë pretendim për hyjnësi. Ai ishte një njeri i cili, përmes një përpjekje të madhe së zemrës dhe mendjes, transformoi të gjitha kufizimet. Ai pohoi potencialin e çdo njeriu për të arritur të qënurit Buda. Budistët e shohin atë si një qënie ideale njerëzore, dhe një udhëzues që mund të na çojë të gjithëve drejt Iluminimit.