Sutra e Zemrës

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Sutra e Zemrës

 

Bodisatva i dhëmbshurisë,

Kur meditoi thellë,

Pa boshllëkun e pesë skandave

Dhe ndërpreu lidhjet që i shkaktonin vuajtje.

 

Kështu pra,

Forma nuk është tjetër veçse boshllëk,

Boshllëku jo tjetër veçse formë.

Forma është vetëm boshllëk,

Boshllëku vetëm formë.

 

Ndjenjat, mendimet dhe zgjedhjet,

Vetëdija vetë,

Janë njëlloj si kjo.

 

Të gjitha gjërat janë natyralisht bosh,

Ato nuk lindin apo shkatërrohen

As nuk janë me njolla apo të pastra

As nuk dyllojnë apo shuhen.

 

Pra, ne boshllëk, jo formë,

Jo ndjenja, mendime apo zgjedhje,

As nuk ka vetëdije.

 

Jo sy, veshë, hundë, gjuhë, trup, mëndje,

Jo ngjyrë, zë, erë, shije, prekje,

Apo me çfarë merret mëndja,

As eshe akti i të ndjerit.

 

Jo injorancë apo fund i saj,

As gjithçka që vjen prej injorancës;

Jo përçmim, jo vdekje,

Jo fund i tyre.

 

As nuk ka dhimbje, apo shkak të dhimbjes,

apo pushim i dhimbjes, apo Udhë Fisnike të lirojë nga dhimbja,

As edhe mënçuri për të arritur!

Arritja gjithashtu është boshllëk.

 

Pra dije se Bodisatva

Duke u mbajtur në asgjë prej gjëje,

Por duke banuar në mënçurinë Pragnja,

Është i lirë prej pengesës zhgënjyese,

Shpëton nga frika e lindur prej saj,

Dhe arrin të qartën Nirvana.

 

Të gjithë Budat e së shkuarës dhe së tashmes,

Budat e kohës së ardhme,

Duke përdorur mënçurinë Pragnja,

ejani në vizion të plotë dhe të përkryer.

 

Degjo atëherë Daraninë e Madhe ,

Mantrën rrezatuese të pashoqe,

Pragnja Paramitanë

Fjalët e së cilës lehtësojnë të gjitha dhimbjet;

Dëgjoje dhe besoje të vërtetën e saj.

 

GATE GATE PARAGATE PARASAMGATE BODI SUAHA