Buda

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

 

Buda - Themeluesi dhe kërkimi i tij

 

Për Budistët figura e Budës përfaqëson para së gjithash idealin e Iluminimit, gjëndjen e zgjuar mendore që është qëllimi i jetës shpirtërore. Por Buda nuk është vetëm një imazh statik. Ai është edhe qendra e një historie e cila na tregon një pjesë të madhe në lidhje me kërkimin shpirtëror. Biografia tradicionale e Budës është plotë me incidente që kanë një kuptim të thellë simbolik. Disa mund të jenë historikisht të saktë. Të tjerët mund të jenë mitologji. Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që është e sigurt është se historia tradicionale sjell në jetë një numër të vërtetash themelore në një mënyrë konkrete dhe të gjallë. Ne duhet të kemi një vlerësim të kuptimit të jetës së Budës historik për të kuptuar se çfarë figura e Budës do të thotë brënda traditës Budiste.

 

'Ai që është i Zgjuar'

 

Tradita që ne tani quajmë Budizëm në Perëndim doli nga përvoja e Iluminimit të Budës nën pemën Pipal 2,500 vjet më parë. Budizmi pra fillon me Budën. Por pyetja që menjëherë lind është, 'Kush ishte Buda?' është e dobishme, edhe për ata që e konsiderojnë veten si Budistë për kohë të gjatë, që të mendojnë për këtë pyetje.

 

Gjëja e parë që duhet bërë e qartë është se fjala 'Buda' nuk është një emër i mirëfilltë, por një titull. Kuptimi i tij do të thotë 'Ai që di, ai që kupton'. Gjithashtu do të thotë 'Ai që është Zgjuar' - ai që është zgjuar, si të thuash, nga ëndrra e jetës, sepse ai e sheh të vërtetën, e sheh realitetin.

 

Jeta e herëshme

 

Ky titull është aplikuar për herë të parë tek një njeri emri i të cilit ishte Sidarta, emri i klanit apo familjes të tij ishte Gautama, dhe i cili ka jetuar në shekullin e gjashtë PES në një zonë e cila është pjesërisht në Nepalin jugor, pjesërisht në Indinë veriore. Për fat të mirë ne dimë mjaft shumë në lidhje me karrierën e tij të hershme. Ne e dimë se ai erdhi nga një familje në gjëndje të mirë ekonomike, madje familje aristokrate. Tradita nganjëherë përfaqëson babain e tij si mbret të klanit apo fisit Shakja. Por ka më shumë të ngjarë se ai nuk ishte aq shumë mbreti sesa presidenti i zgjedhur i asamblesë së klanit, duke mbajtur postin për dymbëdhjetë vjet me titullin e Axha, dhe se ishte gjatë kësaj periudhe që djali i tij Sidarta Gautama, i cili më pas u bë Buda, ka lindur.

 

Sidarta mori çfarë ishte, sipas standardeve të atyre ditëve, një arsimim shumë të mirë. Ai nuk ka shkuar në shkollë, natyrisht, dhe nuk është me të vërtetë e qartë nëse ai mundi të lexojë ose të shkruajë, por ne e dimë se ai ka marrë një trajnim të shkëlqyer në të gjitha llojet e arteve marciale dhe ushtrimeve. Nga të mënçurit e vjetër të klanit ai gjithashtu mësoi, me anë të fjalës së gojës, traditat e ndryshme të lashta, listat gjenealogjike, besimet, dhe bestytnitë. Ai udhëhoqi një jetë të rehatshme, pa ndonjë përgjegjësi të veçantë. Babai i tij, një prind shumë i dashur, madje edhe adhurues i tij, e martoi atë kur ai ishte mjaft i ri - disa të dhëna thonë kur ai ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç- dhe në kohë të duhur një djalë ka lindur.

 

Katër Pamjet

 

Llogaritë tradicionale e bëjnë të qartë se, pavarësisht gjëndjes së mirë ekonomike të jetës së tij, Sidarta Gautama ishte shumë thellë i pakënaqur. Legjendat flasin për një lloj krize shpirtërore, për një pikë kthese, kur aristokrati i ri pa ato çfarë janë quajtur 'Katër Pamjet'. Këto Katër Pamje kristalizojnë në një formë të fuqishme disa mësime themelore të Budizmit, dhe hedhin një pjesë të madhe të dritës në zhvillimit e hershëm shpirtëror të Budës.

 

Legjenda vazhdon se në një mëngjes të bukur e të shndritshëm, Sidarta pati dëshirë për të dalë xhiro në karrocën e vet, kështu që ai thirri i karrocierin tij, u ra kuajve me kamzhik, dhe u nis. Ata kaluan në qytet dhe papritmas Sidarta pa Pamjen e tij të parë: ai pa një plak. Sipas legjendës ai kurrë nuk kishte parë një plak më parë. Duke e marrë parasysh këtë llogari fjalë për fjalë, kjo do të thotë se ai ishte i mbyllur në kështjellën e tij dhe nuk kishte vënë re shumë njerëz të tjerë, nuk e kishte kuptuar se ka pasur një gjë të tillë si mosha e vjetër. Por dikush mund të marrë atë në një mënyrë tjetër. Ndonjëherë ne shohim diçka sikur të ishte për herë të parë. Ne e kemi parë atë njëqind, edhe një mijë herë tashmë, por një ditë ne e shohim atë sikur kurrë nuk e kishim parë atë më parë. Ishte ndoshta diçka e tillë si kjo që ka ndodhur me Sidartën, dhe ajo i dha atij një goditje. Ai i tha karrocierit: 'Kush vallë është ai?' Dhe karrocieri u përgjigj: 'Ky është një njeri i vjetër.' 'Pse është kaq i dobët, kaq i kërrusur?' 'E pra, është vetëm se është i vjetër.' Dhe Sidarta pyeti: 'Por si u bë ashtu?' 'E pra, të gjithë plaken herët a vonë. Kjo është e natyrshme. Ajo thjesht ndodh.' ' A do më ndodhi edhe mua?' Dhe karrocieri sigurisht duhej të përgjigjej, "Po, i ri si ju jeni, kjo në mënyrë të pashmangshme do t'ju ndodhi edhe juve. Një ditë edhe ju do të jeni i vjetër.' Këto fjalë të karrocierit e goditën Budën e ardhshëm si rrufeja, dhe ai shqiptoi: 'Cili është përdorimi i kësaj rinie, cili është përdorimi i këtij vitaliteti dhe force, nëse gjithçka përfundon në këtë!' Dhe i sëmurë në zemër ai u kthye në pallatin e tij të bukur.

 

Pamja e dytë ishte pamja e sëmundjes. Ishte sikur ai kurrë nuk kishte parë dikë të sëmurë më parë, dhe ai e kuptoi se të gjitha qëniet njerëzore janë subjekt të sëmundjeve të llojeve të ndryshme. Ai duhej të përballej me faktin se, edhe pse ai ishte i fortë dhe i shëndetshëm, ai mund në çdo kohë të goditej nga sëmundja.

 

Pamja e tretë ishte ajo e një kufome që po tranportohej me një barrelë për tu djegur (mënyrë alternative varrimi). Ai pyeti karrocierin, 'Çfarë vallë është kjo?' Karrocieri tha, 'Është vetëm një trup i vdekur', dhe Siddhartha tha, 'I vdekur? Çfarë ka ndodhur me të?' 'E pra, siç e sheh ai është i ngurtë, ai është i palëvizshëm. Ai nuk merr frymë, nuk sheh, nuk dëgjon. Ai është i vdekur.' Sidarta dha një gulç, dhe tha, 'A ndodh me të gjithë, kjo vdekje?' Atëherë karrocieri tërhoqi një psherëtimë të gjatë dhe tha, 'Po, kam se frikë po.' Atëherë Sidarta kuptoi se kjo do të ndodhë edhe me atë një ditë. Shpallja e goditi me shumë forcë, si një vetëtimë. Ai e pa se si ishte. Ju nuk doni të plakeni, por ju nuk mund ta shmangni atë. Ju nuk doni të bini të sëmurë, por ju nuk mund ta shmangni as këtë. Pra, ju filloni të pyesni veten, 'Pse më duhet të jem këtu? Ja ku jam këtu me këtë thirrje për të jetuar dhe për të vazhduar për të jetuar, por më duhet të vdes. Pse? Cili është kuptimi i gjithë kësaj? Pse jam bërë kështu? Është Perëndia përgjegjës për këtë? Apo është fati? Apo thjesht ka ndodhur? A egziston ndonjë shpjegim?'

 

Në këtë mënyrë Sidarta u soll kundër këtyre situatave ekzistenciale, dhe filloi të mendojë rreth tyre thellësisht. Pastaj ai pa Pamjen e Katërt, një njeri të shenjtë, duke ecur përgjatë rrugës me tasin e tij të lypësit. Ai dukej aq i qetë, aq i urtë, aq i paqshëm, sa Buda i ardhshëm mendoi, 'Ndoshta ai e di. Ndoshta kjo është mënyra. Ndoshta unë duhet të bëj të njëjtën gjë - duhet ti prej të gjitha lidhjet, të gjitha lidhjet e kësaj bote, dhe të shkoj përpara si një endacak i pastrehë ashtu si ka bërë ky njeri. Ndoshta në këtë mënyrë unë do të gjej një përgjigje për problemet që po më mundojnë'.

 

Largimi Përpara

 

Historia vazhdon të tregojë se si një natë, kur çdo gjë ishte e qetë dhe me një hënë e plotë në qiell, Sidarta i dha një lamtumirë të fundit gruas dhe djalit të tij që ishin duke fjetur. Ai nuk ishte i lumtur që po i linte ata, por i duhej të ikte. Ai kalëroi shumë milje atë natë, deri sa arriti lumin që shënoi kufirin e territorit Shakja. Atje ai la kalin e tij, la rrobat e tij mbretërore, preu flokët e tij të gjatë dhe mjekrën, dheu bë një endacak i pastrehë në kërkim të së vërtetës.

 

Kjo 'Shkuarje Përpara' është psikologjikisht shumë e rëndësishëme. Nuk është vetëm bërja murg. Është shumë më tepër se kaq. Kjo do të thotë shkëputje nga lidhjet e gjakut dhe tokës dhe të afërmit dhe duke e lënë veten të lirë si një individ për të punuar për shpëtimin e vet, për fatin e vet shpirtëror.

 

Kjo është ajo që bëri Sidarta. Ai u largua nga të gjitha. Ai zgjodhi lënien. Ai u mjaftua nga jeta e kësaj bote dhe tani ishte duke shkuar për tu përpjekur për të gjetur të vërtetën, për tu përpjekur për të parë të vërtetën për veten e tij. Kërkimi do të zgjaste gjashtë vite.

 

Asketizmi

 

Në atë kohë kishte në Indi shumë njerëz të cilët shpallnin se jepnin mësim rrugën që çonte në realizimin e së vërtetës. Një nga mënyrat më të popullarizuara prej tyre ishtë ajo e vetë-torturës. Tani në perëndim, ne nuk mund ta marrim këtë gjë të tillë seriozisht. Por në Indi praktika të tilla janë me të vërtetë pjesë e atmosferës, gjithashtu edhe tani shumë Indianë kanë besim të fortë se vetë-tortura është rruga për në parajsë, ose edhe mënyra për të arritur Iluminimin.

 

Kështu ishte edhe në ditët e Budës. Kshte një lëvizje të fuqishme të këtij lloji, një lëvizje që mësonte se në qoftë se një (njeri) donte të kërkonte për të fituar të vërtetën një (njeri) duhej të nënshtronte, madje edhe të poshtëronte, mishin (e tij). Dhe kjo ishtë pikërisht ajo që bëri Sidarta. Për gjashtë vite ai praktikoi rreptësi nga më të ashprat. Ai kufizoi ushqimin dhe gjumin i tij, ai nuk lahej, dhe ai lëvizte lakuriq. Siç thotë një nga këto llogari, fama e rreptësisë së tij u përhap si 'zhurma e një zileje të madhe të varur në kulm të qiellit.' Asnjë në Indi, ai më pas ka deklaruar, nuk e kishte tejkaluar atë në vetë-torturë dhe vetë-poshtërim. Por ai gjithashtu tha se kjo nuk e kishte çuar atë askund. Ai ishte bërë i njohur si një asketik i madh dhe kishte një numër dishepujsh me vete. Por, kur ai e kuptoi se kjo nuk ishte rruga drejt Iluminimit, ai pati guximin për ta lënë atë.

 

Meditimi dhe Zgjimi

 

Ai filloi të hajë përsëri, dhe dishepujt e tij e lanë atë me neveri. Dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme. Ai tashmë kishte lënë familjen e tij, kishte lënë miqtë e tij, kishte lënë fisin e tij, dhe në fund edhe dishepujt e tij e braktisën. Ai ishte lënë krejt vetëm, dhe i vetëm ai mbeti. Ai shkoi nga vendi në vend dhe në fund, na është thënë, ai erdhi në një vend të bukur në brigjet e një lumi të freskët të rrjedhshëm. Atje ai u ul në hijen e një pemë të madhe, dhe e bëri rezolutën, unë nuk do të ngrihem më nga ky vend deri sa te jem Iluminuar.

 

Pra, ditë pas dite, natë pas nate, ai u ul atje. Ndërsa ishte ulur ai kontrolloi dhe përqendroi mendjen e tij, pastroi mendjen e tij, i shtypi pengesat mendore, korruptimet (e mendjes), dhe në natën me hënë të plotë të muajit Maj, sapo dilte ylli i mëngjesit - sapo si ai fiksoi mendjen e tij në atë yll që po xixëllonte pranë horizontit - Ndriçimi i plotë, Iluminimi i plotë, u ngrit.

 

Është me padyshim shumë e vështirë për të përshkruar këtë gjendje. Ne mund të themi se është bollëk Mënçurie. Ne mund të themi se është plotësia e Dhembshurisë. Ne mund të themi se është të shohësh të Vërtetën ballë për ballë. Por këto janë vetëm fjalë, dhe ato nuk përcjellin shumë. Pra, le të themi se në atë moment drita agoi, dhe Sidarta Gautama u bë Buda.