Fillimi

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Ç'farë është Budizmi?

 

Budizmi është një mënyrë jetese dhe praktike për zhvillim shpirtëror me synim për të depërtuar në natyrën e vërtetë të realitetit. Praktikat Budiste, si meditimi, janë mënyra për të ndryshuar veten me qëllim zhvillimin cilësive të mëndjeplotësisë (vëmendshmërisë), dashamirësisë dhe mënçurisë. Eksperienca e zhvilluar brënda traditës Budiste gjatë mijëra viteve ka krijuar një burim të pakrahasueshëm për të gjithë ata që kanë dëshirë të ndjekin një udhë - udha që si perfundim të çon tek ndriçimi i mëndjes ose tek të qënurit Buda. Një qënie e lartësuar shpirtërisht e sheh natyrën e realitetit absolutisht të qartë, ashtu siç është, dhe jeton plotësisht dhe natyralisht në akord me atë vizion. Ky është pikësynimi i jetës shpirtërore Budiste, që përfaqëson fundin e vuajtjes për gjithkë që e arrin.

 

Për arsyjen se Budizmi nuk përfshin idenë e adhurimit të një zoti krijues, disa njerëz nuk e shohin atë si një fe, në kuptimin perëndimor të fjalës. Parimet kryesore të mësimeve Budiste janë të thjeshta dhe praktike: asgjë nuk është fikse apo e përherëshme; veprimet kanë pasoja; ndryshimi është i mundshëm. Pra Budizmi adreson veten tek të gjithë njerëzit, pa patur parasysh rracat, nacionalitetet, grupet shoqërore, gjininë apo sexualitetin. Ai mëson metoda praktike që u hapin dyert njerëzve të realizojnë dhe përdorin mësimet Budiste me qëllim tranformimin e eksperiencës së tyre dhe të jenë plotësisht të përgjegjshëm për jetën e tyre.

 

Janë rreth 350 milionë Budistë në botë dhe një numër që po rritet ndërmjet tyre, janë Perëndimorë. Ata ndjekin forma të ndryshme të Budizmit, por të gjitha traditat karakterizohen nga jo-dhuna, mungesë dogmash, tolerancë të diferencave, dhe, në përgjithësi, nga praktika e meditimit.