Palët

BudizmiShqip

 

Udha e së Vërtetës

DARMAPADA

 

I

 

Palët

 

1

 

  1. Ekperiencat paraprien nga mëndja,

udhëhiqen nga mëndja, dhe prodhohen nga mëndja.

Në qoftë se një (njeri) flet ose vepron me një mëndje të papastër,

vuajtja e ndjek atë,

ashtu si rrota e karrocës ndjek këmbën e demit (që tërheq karrocën).

 

2

 

  1. Ekperiencat paraprien nga mëndja,

udhëhiqen nga mëndja, dhe prodhohen nga mëndja.

Në qoftë se një (njeri) flet ose vepron me një mëndje të pastër,

lumturia e ndjek atë si një hije që nuk niset (largohet apo ndahet) kurrë.

 

3

 

  1. Ata që i japin vëmendje mendimeve të tilla si

'Ai më abuzoi, më qëlloi, më mposhti, më vodhi',

nuk kanë për ta qetësuar inatin (apo urrejtjen) e tyre.

 

4

 

  1. Ata që nuk i japin vëmendje mendimeve të tilla si

'Ai më abuzoi, më qëlloi, më mposhti, më vodhi',

kanë për ta qetësuar inatin (apo urrejtjen) e tyre.

 

5

 

  1. Urrejtjet kurrë nuk qetësohen me urrejtje (në këtë botë).

Ato paqësohen me dashamirësi.

Ky është ligji i përjetshëm.

 

6

 

  1. Të tjerët nuk e kuptojnë se ne të gjithë po i drejtohemi vdekjes.

Ata që e realizojnë këtë,

do heqin dorë nga grindjet.

 

7

 

  1. Ashtu si era fryn poshtë një pemë të dobët,

ashtu edhe Mara1 rrëzon atë që jeton duke e parë pabukurën si të bukur,

senset e të cilit janë të pakontrolluara, që është i papërmbajtur në ushqim,

dembel, dhe inferior në fuqi.

 

8

 

  1. Ashtu si era nut fryn dot poshtë majën shkembore të nje mali,

ashtu edhe Mara nuk rrëzon dot atë që jeton duke e parë pabukurën si të pabukur,

senset e të cilit janë të kontrolluara, që është i përmbajtur në ushqim,

dhe të cilit besimi dhe fuqia i janë ngjallur.

 

9

 

  1. ...

 

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved