Njollat

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Udha e së Vërtetës

 

DARMAPADA

 

 

XVIII

 

 

Njollat

 

1

 

  1. Ti je si një gjethe e vyshkur:

Njerëzit e Vdekjes të janë afruar ty.

Ti je tek dera e nisjes,

dhe ti nuk ke as diçka me vete për gjatë rrugës.

 

2

 

  1. Bëj një llampë (apo ishull) për veten tënde;

Mundohu shpejt,

(dhe) bëhu dikush që është shpirtërisht i pjekur.

Me njolla të hequra, (dhe) i lirë nga gabimet,

ti ke për të arritur pllajën hyjnore (bhumi),

të atyre që janë të zhvilluar shpirtërisht (arija-nët)

 

3

 

  1. Ti je tani në moshë të thyer;

ti ke çarë përpara ne prezencën e Vdekjes.

Nuk ka vënd (për tu çlothur) në midis,

(dhe) ti nuk ke as diçka me vete për gjatë rrugës.

 

4

 

  1. Bëj një llampë (apo ishull) për veten tënde;

Mundohu shpejt,

(dhe) bëhu dikush që është shpirtërisht i pjekur.

Me njolla të hequra, (dhe) i lirë nga gabimet,

ti nuk ke për ta përsëritur lindjen dhe plakjen (herë tjetër).

 

5

 

  1. Njeriu me kuptim, i heq njollat e tij gradualisht,

pak nga pak, dhe nga momenti në momet,

ashtu si argjendari (heq) papastërtitë e argjëndit.

 

6

 

  1. Ashtu siç ndyshku del nga hekuri,

(duke) dalë prej tij e ha atë (vrullshëm),

kështu edhe veprimet e tij,

e çojnë shkelësin

në një gjëndje të keqe mendore (dugati)...