Njeriu i Parimeve

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Udha e së Vërtetës

 

DARMAPADA

 

XIX

 

Njeriu i Parimeve

 

1

 

  1. Ai nuk është njeri i parimeve (darmata)

që gjykon ngutshëm çfarë është e advantazhuar (ata - në gjuhën Pali)

Personi i pjekur shpirtërisht që gjukon së bashku

çfarë ështe e advantazhuar dhe e dizavantazhuar -

 

2

 

  1. që gjykon të tjerët paanësisht, me kujdes,

dhe në përputhje me parimin -

ai njeri i kuptimit, i ruajtur në parim,

është thëne të jetë njeri i parimit.

 

3

 

  1. Një njeri nuk është i pjekur shpirtërisht (apo i mësuar)

vetëm sepse ai flet shumë.

Ai është thënë të jetë i pjekur shpirtërisht

që është i sigurtë (në vetvete), miqësor, dhe pa frikë.

 

4

 

  1. Ai nuk është një enë e Mësimit (darmadara)

vetëm sepse ai flet shumë.

Ai që, duke dëgjuar vetëm pak,

personalisht e sheh të Vërtetën,

Ai (me të vërtetë) është një enë e Mësimit,

ai njeri që nuk e mospërfill Mësimin.

 

5

 

  1. Një njeri (apo burrë) nuk është i vjetër (midis dishepujve)

sepse koka e tij është gri.

Edhe pse i moshës së pjekur,

ai është quajtur i plakur me kotësi.

 

6

 

  1. Ai është quajtur me të vërtetë i vjetër (midis dishepujve)

në të cilin gjenden e vërteta dhe principi,

(së bashku me) pa-dhunësinë (ahimsa)

(vetë) kontrollin (dhe) përmbajtjen,

(dhe) që është pa njolla dhe i mënçur.

 

7

 

  1. Një që është xheloz, dorështërnguar, dhe i pandershëm

nuk është njohur si 'i mirë' (sadurupa)

vetëm nga llogjika e fjalimit të tij apo nga paraqitja e bukur.

 

8

 

...