Mëndja

BudizmiShqip

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved

 

Udha e së Vërtetës

 

DARMAPADA

 

III

 

Mëndja

 

1

 

  1. Ashtu si shigjeta-bërësi drejton shigjetat; ashtu njeriu i kuptimit

drejton mëndjen e pasigurtë që drithëron,

e cila është e vështirë për të pasur nën kujdes (dhe)

e vështirë për të përmbajtur.

 

2

 

  1. Ashtu si peshku përpëlitet krah për krah kur merret

nga një vend tek tjetri dhe hidhet në tokë të thatë, ashtu

mëndja pulson dhe vibron (me sforcim) kur është

duke braktisur zotërimet (apo lidhjet) e Marës*.

 

3

 

  1. (Mëndja) është e lehtë (apo mëndjelehtë) dhe e vështirë për të kontrolluar,

dhe soroditet në çfarëdo i pëlqen. Është mirë ta zbusësh mëndjen.

Një mëndje e zbutur sjell lumturi.

 

4

 

  1. Mëndja është ekstremisht delikate dhe e vështirë për të kapur,

dhe soroditet në çfarëdo i pëlqen. Lëre njeriun

e kuptimit ta vrojtojë me kujdes mëndjen. Një

mëndje e ruajtur sjell lumturi.

 

5

 

  1. Larg dhe vetëm udhëtuese është mëndja,

jomateriale dhe qëndruese në shpellën e zemrës.

Ata që e vënë nën kontroll atë janë të lirë nga

lidhjet e Marës.

 

6

 

  1. Nuk arrin përsosmëri mënçuria e atij, që e ka mëndjen të pavendosur,

që është injorant ndaj të Vërtetës së Vërtetë

(saddhamma),

dhe besimi i të cilit luhatet.

 

7

 

  1. Nuk ka frikë për dikë që është i Zgjuar (i Iluminuar) ,

mëndja e të cilit është e pa kontaminuar nga dëshira e shqisave, (dhe)

pa mëdyshje, (dhe) që i ka lënë veset dhe virtytet

 

8

 

  1. Duke e perceptuar trupin të jetë (i brishtë) si një enë (apo vazo) balte,

(dhe) duke e fortifikuar mëndjen si të ishte një qytet,

me shpatën e mënçurisë bëj luftë me Marën. I lirë

prej vartësisë, vrojto me kujdes atë që është (apo ke) fituar.

 

9

 

  1. Pa kaluar shumë kohë, ky trup, pa pasur vetëdije,

do të shtrihet i refuzuar në tokë si një tufë shufrash të padobishme.

 

10

 

  1. Çfarëdo (gjëje) armiku mund ti bëjë armikut, apo urrejtësi ndaj urrejtësit,

më i madh është dëmi i bërë (ndaj vetes) nga një mëndje

e drejtuar keq.

 

11

 

  1. As nënë as baba, as edhe një i afërm tjetër,

nuk mund të bëjë aq mirë sa një mëndje e drejtuar

në mënyrë perfekte.

 

 

* Mara është personifikim i të gjitha atributeve mendore (të brëndshme)

që pengojnë një person të arrijë lirinë mendore dhe shpirtërore.

Ndoshta "Shejtani" është një term i përafërt me të.