Krimbja

BudizmiShqip

 

Udha e së Vërtetës

 

DARMAPADA

 

XI

 

Krimbja

 

 

1

 

  1. E si mund të ketë gëzim, çfarë kënaqësie, kur gjithë kohën (gjithçka) flakëron

(me zjarrin e trefishtë të vuajtjes, të pa-zgjatshmërisë dhe të pa-konsidueshmërisë)?

I mbuluar (ashtu siç je) me errësirë të verbër, ti nuk kërkon një dritë!

 

2

 

  1. Shikoje këtë kukull të pikturuar (dmth., trupi),

këtë masë plagësh të shtirur, fatkeq dhe plot me dëshira (të shqisave),

asnjë nga të cilat nuk është e qëndrueshme apo jetëgjatë.

 

3

 

  1. I vyshkur është ky trup, një fole sëmundjesh, dhe i kalbshëm.

Masa e kalbur copëtohet: vdekja është fundi i jetës.

 

4

 

  1. Ashtu si kungulli në vjeshtë

këto kocka ngjyrë gri-dallandshe shtrihen këtu të hedhura,

çfarë kënaqësie (mund të marri dikush) duke i parë ato?

 

5

 

  1. (Trupi) është një qytet i ndërtuar prej kockave dhe i suvatuar me mish dhe gjak,

(një qytet) ku ndodhen të fshehura krimbja dhe vdekja,

krenaria dhe hipokricia.

 

6

 

  1. Edhe karrocat mbretërore të dekoruara në mënyrë të pasur

(me kalimin e kohës) ndryshken; gjithashtu edhe trupi vyshket.

(Por) e Vërteta (Darrma) e të mirëve muk tretet,

(sepse) ata që janë me të vërtetë të mirë u flasin për atë të mirëve.

 

7

 

  1. Njeriu që mëson pak jeton si një dem stalle:

mishi i tij rritet ndërsa mënçuria e tij jo.

 

8

 

  1. Shumë lindje kam pësuar unë në këtë proces të udhëtimit

(në rrotullimin e egzistencës se kondicionuar),

duke kërkuar ndërtuesin e shtëpisë dhe duke mos e gjetur atë.

E dhimbshme është lindja e përsëritur.

 

9

`

  1. O ndërtues i shtëpisë, (tani) të kam parë!

Kurrë më nuk keni për të më ndërtuar (mua) një shtëpi.

Tratë e tu janë të gjithë të thyer, traversa jote e shpartalluar.

Mëndja (e kondicionuar) gjithashtu ka shkuar të shkatërrohet:

njëri ka arritur tek ndërprerja e dëshirës së shqisave.

 

10

 

  1. Ata që nuk kanë ndjekur jetën shpirtërore (Brahmaçarija) ,

apo që nuk fituan pasurinë (e meritave) në rininë e tyre,

(ata të tillë si këta) humbasin në mendime mbi të kaluarën

si lejlekët në një pellg pa peshq.

 

11

 

  1. Ata që nuk kanë ndjekur jetën shpirtërore (Brahmaçarija) ,

apo që nuk fituan pasurinë (e meritave) në rininë e tyre,

(ata të tillë si këta) shtrihen si shigjeta të ndryshkura,

duke u qarë për gjërat e lashta.

 

Meditimi dhe mënyra e jetesës Budiste

 Artist: Aloka, used with permission by the owners: Padmaloka Retreat Centre, all rights reserved